Mesfushori ekuadorian Moisés Caicedo ka dhënë një mesazh të qartë për të ardhmen e tij, duke theksuar se synimi i vetëm është të bëhet legjendë te Chelsea.
Në një intervistë për “El Chiringuito”, Caicedo i mbylli derën çdo spekulimi që e lidh atë me një transferim të mundshëm te Real Madrid, duke nënvizuar se është i përkushtuar plotësisht ndaj klubit londinez.
“Jam nën kontratë me Chelsean dhe dua të bëhem legjendë aty, ky është misioni im,” deklaroi ai.
Mesfushori 24-vjeçar është një nga elementët kyç të projektit të “Bluve”, dhe me këtë deklaratë ai konfirmon dëshirën për të ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në “Stamford Bridge”.
Fjalët e Caicedos vijnë në një kohë kur shumë lojtarë të rinj lidhen shpesh me klube të mëdha europiane, por ai duket i vendosur të shkruajë historinë e tij me fanellën e Chelsea-t.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
24 Mars, 2026 19:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.