Çajrat që luftojnë fryrjen e barkut në mënyrë natyrale
Fryrja e barkut është një nga problemet më të zakonshme që shqetëson shumë njerëz, sidomos pas konsumimit të ushqimeve të caktuara apo gjatë ndryshimeve hormonale.
Ekspertët sugjerojnë se disa lloje çajrash natyralë mund të ndihmojnë në reduktimin e fryrjes, gazrave dhe shqetësimeve të stomakut, duke përmirësuar njëkohësisht tretjen.
Një ndër më të rekomanduarit është çaji i xhenxhefilit, i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore. Ai ndihmon në qetësimin e stomakut, redukton fryrjen dhe përmirëson tretjen.
Edhe çaji me nenexhik është shumë efektiv kundër fryrjes dhe dhimbjeve të barkut, pasi qetëson traktin tretës dhe largon ndjesinë e parehatisë.
Kopra konsiderohet një tjetër zgjidhje natyrale, pasi ndihmon në eliminimin e ajrit nga zorrët dhe lehtëson tretjen e yndyrave, sidomos atyre që vijnë nga produktet e qumështit.
Ndërkohë, kamomili është i njohur për efektin qetësues jo vetëm për mendjen, por edhe për stomakun. Ai ndihmon kundër fryrjes dhe diarresë.
Rrënja e luleradhiqes vepron si diuretik natyral, duke ndihmuar trupin të largojë lëngjet e tepërta dhe të reduktojë fryrjen.
Po ashtu, çaji me limon ndihmon në nxjerrjen e urinës dhe lufton mbajtjen e ujit në trup, ndërsa hibiskusi ndikon në balancimin e elektroliteve dhe uljen e fryrjes.
Një tjetër alternativë shumë e përdorur është çaji jeshil, i cili qetëson zorrët, ndihmon tretjen dhe redukton ndjeshëm fryrjen e barkut.
Specialistët këshillojnë që këto çaje të konsumohen rregullisht, por gjithmonë në sasi të moderuara dhe të kombinuara me një regjim ushqimor të shëndetshëm.
Flaka

















