Carragher vlerëson Fermin López: “Nëse do të luante te Brighton, City do të ofronte 200 milionë euro”
Jamie Carragher ka dhënë një vlerësim të jashtëzakonshëm për mesfushorin e Barcelonës, Fermín López, duke theksuar se talenti i tij nuk vlerësohet sa duhet për shkak të yjeve që ka përkrah në skuadrën katalanase.
Ish-mbrojtësi anglez deklaroi se nëse Fermín do të luante për një skuadër të Premier League si Brighton apo Brentford, Manchester City tashmë mund të kishte bërë një ofertë prej 200 milionë eurosh për të.
“Nëse Fermín López do të luante për një ekip si Brighton apo Brentford në Premier League, Manchester City do të kishte ofruar tashmë 200 milionë euro për të dhe njerëzit do ta quanin lojtarin më të mirë në botë”, u shpreh Carragher.
Carragher e cilësoi spanjollin si një futbollist të jashtëzakonshëm dhe njëkohësisht të nënvlerësuar, pikërisht për shkak të superyjeve që e rrethojnë te Barcelona.
“Ai është i pabesueshëm dhe po aq i nënvlerësuar për shkak të superyjeve që ka rreth vetes te Barcelona”, shtoi ai.
Fjalët e Carragher vijnë si një vlerësim i fortë për 23-vjeçarin, i cili po kërkon të fitojë gjithnjë e më shumë rëndësi në skuadrën katalanase.
Flaka












