Carrick i bindur për Manchester United: “Do të jemi mirë, duhet të pësojmë më pak gola”
Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, ka shprehur besimin e tij se skuadra do të përmirësohet së shpejti, pavarësisht rezultateve jo tërësisht bindëse në fillimin e sezonit.
Carrick pranoi se starti mund të kishte qenë më i mirë, por theksoi se ekipi ishte shumë pranë marrjes së tri pikëve edhe në përballjen ndaj Evertonit.
“Për të qenë të sinqertë, nuk e kemi nisur sezonin aq keq. Mund të kishte qenë më mirë, por ishim shumë pranë marrjes së tri pikëve edhe ndaj Evertonit”, u shpreh Carrick.
Tekniku anglez theksoi se skuadra duhet të përmirësohet në disa momente të vogla të ndeshjeve, ndërsa veçanërisht kërkoi më shumë siguri në mbrojtje.
“Do të jemi mirë. Duhet të pësojmë më pak gola për t’i dhënë vetes një shans më të mirë për të fituar ndeshjet, por do të përmirësohemi shumë shpejt”, deklaroi ai.
Carrick gjithashtu vlerësoi aspektet pozitive të paraqitjeve ndaj Evertonit, Hull Cityt dhe Ipswich Town, duke insistuar se skuadra mund të ndërtojë mbi këto elemente në ndeshjet e ardhshme.
Mesazhi i trajnerit është i qartë: Manchester United duhet të rrisë nivelin defensiv, por besimi në ekip mbetet i madh.
Flaka












