Çfarë duhet të hani dhe çfarë të shmangni në mëngjes? Ushqimet që ndikojnë në energjinë e ditës
Mënyra se si e nisni ditën mund të ketë ndikim të madh në mirëqenien e organizmit. Ekspertët e konsiderojnë mëngjesin një nga vaktet më të rëndësishme, pasi i siguron trupit energjinë dhe lëndët ushqyese të nevojshme për të përballuar aktivitetet e ditës.
Megjithatë, jo çdo ushqim është zgjedhje e mirë për t’u konsumuar me stomak bosh. Disa produkte mund të ndihmojnë metabolizmin dhe tretjen, ndërsa të tjera mund të shkaktojnë shqetësime si urthi, fryrja apo irritimi i stomakut.
Ndër ushqimet që konsiderohen zgjedhje të mira për mëngjes janë vezët, të pasura me proteina; tërshëra, e cila përmban fibra dhe ndihmon metabolizmin; boronicat, që kanë shumë antioksidantë; arrorët, që mbështesin tretjen; si dhe mjalti, hikrra dhe frutat si shalqiri.
Nga ana tjetër, disa ushqime rekomandohet të konsumohen me kujdes në mëngjes. Sipas disa këshillave ushqimore, ushqimet shumë pikante, pijet e gazuara dhe disa ushqime me aciditet të lartë, si agrumet, mund të shkaktojnë shqetësime te personat me stomak të ndjeshëm.
Zgjedhja e një mëngjesi të balancuar mund të ndihmojë në ruajtjen e energjisë, përqendrimit dhe një ndjenje më të mirë gjatë gjithë ditës.
Flaka
















