Çfarë duhet të hani për një tru më të shëndetshëm?
Truri është organi më i rëndësishëm i trupit të njeriut, pasi kontrollon pothuajse të gjitha funksionet jetësore dhe koordinon veprimet e organeve të tjera. Për këtë arsye, ushqimi i duhur luan rol kyç në ruajtjen e shëndetit të tij dhe përmirësimin e funksioneve njohëse.
Ekspertët theksojnë se disa ushqime të përditshme mund të ndihmojnë në rritjen e performancës së trurit, kujtesës dhe përqendrimit.
Spinaqi është i pasur me kalium, i cili ndihmon në ruajtjen e përçueshmërisë elektrike të trurit dhe në përmirësimin e funksioneve mendore.
Domatet përmbajnë antioksidantë që ndihmojnë në mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit të trurit.
Çokollata e zezë njihet për përmbajtjen e flavonoideve, antioksidantë që përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe stimulojnë funksionin e trurit.
Brokoli është i pasur me vitamina C, E dhe beta-karoten, të cilat mbrojnë qelizat e trurit nga dëmtimet oksiduese.
Arrat kontribuojnë në përmirësimin e kujtesës dhe funksioneve njohëse falë vitaminës E dhe acideve yndyrore të shëndetshme.
Sipas ekspertëve të ushqyerjes, përfshirja e këtyre ushqimeve në dietën e përditshme mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin mendor dhe performancën e trurit.
Flaka










