Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni shumë mish të kuq
Ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i tepërt i mishit të kuq, pavarësisht vlerave të tij ushqyese, mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore – nga lodhja dhe konstipacioni, deri te rritja e kolesterolit dhe shtimi në peshë. Rekomandohet që sasia ditore të mos kalojë 70 gramë, ndërsa në javë të kufizohet në 400-500 gramë mish të kuq të gatuar.
Pasojat e konsumimit të tepërt të mishit të kuq
- Lodhje dhe përgjumje – Proteinat e shumta, sidomos kur mungojnë karbohidratet, mund të shkaktojnë dhimbje koke, irritim dhe lodhje.
- Flokë dhe lëkurë të dëmtuar – Mungesa e vitaminës C, që nuk gjendet në mish, ndikon në prodhimin e kolagjenit, duke dëmtuar flokët, thonjtë dhe lëkurën.
- Konstipacion – Mishi nuk përmban fibra, prandaj një dietë e pasur vetëm me mish çon në probleme me tretjen.
- Rritje e kolesterolit të keq (LDL) – Yndyrnat dhe dhjami i mishit të kuq rrisin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.
- Aromë e keqe e gojës – Kur trupi përdor dhjamin si burim energjie, krijohen përbërje organike që japin erë të keqe dhe shije të hidhur.
- Shtim në peshë – Yndyrnat e mishit janë të vështira për t’u djegur nga metabolizmi, duke çuar në shtim të masës trupore.
Rekomandimet e mjekëve
- Konsumoni mish të kuq në sasi të moderuara: rreth 70 gr në ditë ose 400-500 gr në javë.
- Shoqëroni gjithmonë mishin me perime, drithëra dhe bishtajore për të balancuar fibrat dhe vitaminat.
- Kufizoni mishin e përpunuar (sallam, salçiçe), pasi lidhet me rrezik më të lartë për sëmundje kronike.
Flaka
















