Chelsea merr lajme të mira: Estevão afër rikthimit
Talenti brazilian Estevão ka dhënë një përditësim pozitiv për gjendjen e tij pas një dëmtimi serioz në muskul, duke konfirmuar se rikuperimi i tij po ecën më shpejt se sa pritej.
Lojtari tregoi se dy javë më parë ka kryer një rezonancë të dytë magnetike (MRI), ku mjekët kanë mbetur të habitur nga përmirësimi i tij i shpejtë.
“Dy javë më parë bëra MRI-në e dytë dhe doktori më pyeti nëse kisha dhimbje. I thashë jo, ndihem shumë i qetë, madje mendoj se mund të luaj përsëri. Ai më tha se kjo është shumë e dukshme,” u shpreh Estevão.
Ai shtoi se rezultatet e ekzaminimit kanë treguar një përmirësim të madh, duke theksuar se mjekët nuk kanë vërejtur më dëmtime aktive në zonën e lënduar.
Gjithashtu, Estevão tregoi se fillimisht kishte pësuar një dëmtim serioz, ku 80% e hamstringut ishte i prekur, dhe se stafi mjekësor i Chelsea kishte rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, së bashku edhe me pronarin e klubit.
Megjithatë, në konsultim me familjen e tij, lojtari vendosi të mos i nënshtrohej operacionit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes familjare në vendime të tilla të vështira.
“Është një proces që kërkon kohë, por Zoti është në kontroll,” përfundoi ai.
Rikuperimi i tij i shpejtë shihet si një sinjal shumë pozitiv për të ardhmen, ndërsa tifozët e Chelseat presin rikthimin e tij në fushë.
Flaka
















