Chelsea thyen çdo rekord – klubi më shpenzues në histori
Vera është stina e ëndrrave për tifozët dhe e strategjive për klubet. Merkatoja e futbollit është kthyer në një arenë ku klubet më të mëdha të botës garojnë jo vetëm për trofe, por edhe për emra të mëdhenj. Sipas të dhënave të fundit nga Transfermarkt, Chelsea kryeson listën si klubi më shpenzues në histori, me një total prej 4,18 miliardë euro, duke lënë pas Manchester City dhe Juventusin.
Top 5 klubet më shpenzuese në histori:
- Chelsea – 4,18 miliardë €
- Manchester City – 3,23 miliardë €
- Juventus – 3,18 miliardë €
- Manchester United – 3,02 miliardë €
- Real Madrid – 2,90 miliardë €
Italia përfaqësohet denjësisht me Juventus, Inter, Milan dhe Roma, ndërsa Premier League dominon me 7 klube në top 15. PSG, falë investimeve të mëdha nga pronarët e Katarit, renditet e shtata me 2,61 miliardë euro, ndërsa Barcelona mban vendin e gjashtë.
Shpenzimet e klubeve italiane:
- Juventus – 3,18 miliardë €
- Inter – 2,60 miliardë €
- Milan – 2,24 miliardë €
- Roma – 1,95 miliardë €
- Napoli – 1,62 miliardë €
Me emra si Cristiano Ronaldo, Enzo Fernandez, Mbappé, Neymar, dhe Declan Rice, këto shifra tregojnë jo vetëm fuqinë financiare, por edhe ambiciet e klubeve për të ndërtuar skuadra fituese.
Flaka
















