Chivu i përgjigjet Mourinhos para përballjes me Real Madridin: “Nuk përpiqem të kopjoj askënd”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Shtator, 2026 20:11

Chivu i përgjigjet Mourinhos para përballjes me Real Madridin: “Nuk përpiqem të kopjoj askënd”

Cristian Chivu ka folur në konferencën për shtyp para sfidës së Champions League kundër Real Madridit, duke iu përgjigjur edhe komenteve të José Mourinhos.

Trajneri i Interit theksoi se nuk dëshiron të kopjojë askënd në mënyrën e tij të drejtimit, ndërsa pranoi rëndësinë që Mourinho ka pasur në karrierën e tij.

“Unë përpiqem të mos kopjoj askënd. Jam një trajner që deri tani e ka fituar eksperiencën e tij duke nisur nga sektori i të rinjve. Mourinho ka qenë një person themelor për karrierën time, më ka ndihmuar edhe në një fazë shumë delikate dhe këtë nuk do ta harroj kurrë”, u shpreh Chivu.

I pyetur për rrugëtimin e Interit në vitet e fundit dhe mundësinë që skuadra të kishte fituar një tjetër trofe të Champions League, Chivu theksoi se kompeticioni më prestigjioz evropian kërkon edhe fat në momentet vendimtare.

“Duhet ta pyesni atë nëse dëshironte që Interi të fitonte një tjetër. Interi ka arritur shumë në vitet e fundit, me tri finale evropiane mes Champions League dhe Europa League. Kanë ardhur edhe humbje, por Champions-i është i paparashikueshëm dhe në momente të caktuara duhet edhe fat. Vetëm të arrish në finale nuk është aspak e lehtë”, deklaroi trajneri zikaltër.

Tashmë vëmendja është te sfida e madhe ndaj Real Madridit, ku Interi do të kërkojë një rezultat pozitiv në një tjetër përballje të rëndësishme evropiane.

Flaka

272

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Shtator, 2026 20:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
272

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut