Çlirim Haziri pas votimit të ligjit: Kjo është vetëm një betejë e fituar

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Tetor, 2026 00:04

Çlirim Haziri pas votimit të ligjit: Kjo është vetëm një betejë e fituar

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në orët e vona ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Pas votimit, protestuesit që për orë të tëra qëndruan para Kuvendit të Kosovës kanë nisur festën në shesh.

Aktivisti Çlirim Haziri e cilësoi këtë si një ditë të madhe, duke thënë se protestuesit qëndruan për 21 ditë në shesh.

“Fitorja e sotme është e madhe. 21 ditë qëndruam, duruam në shesh, pa u lodhur, pa u thyer dhe tash, në orë të vona, me ballin lart”, tha Haziri.

Organizatori i protestave 21 ditore në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së në Hagë tha se votimi i ligjit në Kuvend është rezultat i presionit qytetar dhe paralajmëroi vazhdimin e angazhimit.

Organizatori i protestave në mbështetje të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, Çlirim Haziri, e ka cilësuar votimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së si një fitore të protestuesve që për 21 ditë kanë qëndruar në sheshet e Prishtinës.

Në fjalimin e mbajtur pas votimit, Haziri tha se miratimi i ligjit nuk duhet parë si fundi i protestës dhe angazhimit qytetar, por si një hap në kauzën që protestuesit kanë mbështetur gjatë tri javëve të fundit. “Fitorja e sonte është e madhe, por ky është vetëm fillimi i angazhimit tonë të pandalshëm qytetar në mbrojtje të Republikës”, tha Haziri para protestuesve. Ai pretendoi se presioni i vazhdueshëm i qytetarëve ishte vendimtar për votimin e ligjit në Kuvend. “Ky ligj nuk na u fal. Ky ligj nuk kaloi nga dëshira e atyre aty brenda. Ky ligj u fitua këtu jashtë. U fitua nga ju”, deklaroi Haziri.

Organizatori i protestave kritikoi mënyrën se si politika e trajtoi çështjen gjatë ditëve të fundit, duke thënë se protestuesit kishin parë “luhatje” dhe “kalkulime” përpara votimit. Sipas tij, qytetarët nuk do të duhej të protestonin për 21 ditë që institucionet të merrnin një vendim që ai e konsideron detyrim ndaj trashëgimisë së UÇK-së. Haziri megjithatë u kërkoi protestuesve që të mos e paraqesin votimin si një arritje përfundimtare.

“Ky votim sonte nuk është asnjë mrekulli. Ai është thjesht një borxh i vonuar, një detyrim minimal që ky shtet e kishte ndaj atyre që i dhanë jetën”, tha ai. Në pjesën më emocionale të fjalimit, Haziri përmendi Adem dhe Hamëz Jasharin, Zahir Pajazitin dhe Fehmi Lladrovcin, duke thënë se miratimi i një ligji në Kuvend nuk e përfundon atë që protestuesit e konsiderojnë përgjegjësi institucionale ndaj luftës së UÇK-së. Ai e lidhi vazhdimin e protestave edhe me proceset gjyqësore në Hagë, ku po gjykohen ish drejtues të UÇK-së. “Mendja dhe zemra jonë mbeten atje, në Hagë”, tha Haziri.

Ai paralajmëroi se organizatorët do të vazhdojnë angazhimin edhe për sigurimin e fondeve dhe zbatimin e plotë të ligjit nga institucionet e Kosovës. “Ne do të jemi këtu derisa pafajësia e krerëve tanë të vërtetohet plotësisht”, deklaroi Haziri, duke shtuar se protestuesit do të vazhdojnë të mblidhen në sheshet e Prishtinës. Fjalimin ai e përmbylli duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen gjatë 21 ditëve të protestave dhe me thirrjen: “Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës!”

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas miratimit në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Haradinaj ka thënë se miratimi i ligjit ishte fitore e protestuesve, të cilët sipas tij nuk u dorëzuan për ditë të tëra.

“Kjo ishte fitore e protestuesve për ditë të tëra që nuk u dorëzuan, ndërsa ata që bënë pazare në kurriz të dënimit të liderëve të UÇK-së, le të mendohen mirë”, ka shkruar Haradinaj.

310

SI PO I PËRBALLONI SHPENZIMET MUJORE PËR SHKAK TË RRITJES SË ÇMIMEVE?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Tetor, 2026 00:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
310

SI PO I PËRBALLONI SHPENZIMET MUJORE PËR SHKAK TË RRITJES SË ÇMIMEVE?

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut