Courtois i zbulon sekretet e Ancelottit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Gusht, 2024 16:47

Courtois i zbulon sekretet e Ancelottit

Thibaut Courtois e ka çuar në qiell trajnerin Carlo Ancelotti, me të cilin e fitoi dy herë trofeun e Ligës së Kampionëve dhe një herë Botërorin e Klubeve.

Portieri belg e ka shpjeguar në detaje se cili është sekreti i trajnerit të Real Madridit.

“Po flasim mbi të gjitha për një person të shkëlqyeshëm, për një personalitet të madh dhe për një trajner të madh. E gjen ekuilibrin e duhur në mes të dhënies liri në fushë dhe të thënit të taktikës që e do”, deklaroi fillimisht Courtois për uebfaqen zyrtare të UEFA-s, përcjell “Gazeta Express”.

“Nuk flet vetëm për taktikën, por iu jep shumë liri lojtarëve tanë si Vinicius, Rodrygo e Modric. Ai e di se janë lojtarë që kanë nevojë për gjenialitetin e tyre natyral, që nuk mund të bllokohen me shumë taktik. Ai e di se karakteri i tyre duhet të dalë në pah. E menaxhon mjaft mirë dhomën e zhveshjes dhe edhe stërvitjet”, shprehet tutje ish-portieri i Atletico Madridit e Chelseat.

“Punojmë fort, por edhe qeshim shumë. Jemi zbavitur në këto vite. Punojmë fort, por kjo na është shpaguar. Unë ia dua të mirën trajnerit, dua ta shoh mirë. Mendoj se është njëri prej trajnerëve më të mirë i të gjithë kohëve”, përfundoi Courtois. /Gazeta Express/

45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Gusht, 2024 16:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?