Dani Olmo: “Barcelona ka blerë më mirë se Real Madrid”
Dani Olmo, mesfushori i FC Barcelona, ka ndezur debatet para sezonit të ri 2025/26 me një deklaratë të guximshme: “Ne kemi bërë blerje më të mira se Real Madrid. Jemi përforcuar gjithashtu.”
Në një intervistë për Cadena COPE, Olmo vlerësoi strategjinë e merkatos së Barcelonës, duke theksuar se klubi ka vepruar me zgjuarsi dhe efikasitet. Barcelona ka sjellë emra si Marcus Rashford (huazim nga Manchester United), Joan Garcia (nga Espanyol për €25 milionë) dhe Roony Bardghji (nga Copenhagen për €2.5 milionë).
Nga ana tjetër, Real Madrid ka investuar mbi €160 milionë, duke sjellë Trent Alexander-Arnold, Dean Huijsen, Franco Mastantuono dhe Álvaro Carreras, por sipas Olmos, kjo nuk garanton sukses.
Barcelona vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku fitoi La Liga, Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës, duke mposhtur Real Madridin në të gjitha përballjet direkte.
“Nuk ka rëndësi sa shpenzon, por si përforcohesh. Ne kemi bërë blerje të zgjuara dhe kemi besim në grupin tonë,” tha Olmo.
Flaka
















