Darka e mbretit që i kushtoi Francës 475 mijë euro

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 31 Korrik, 2024 13:40

Darka e mbretit që i kushtoi Francës 475 mijë euro

Një darkë me karavidhe për mbretin Charles i kushtoi Francës 475 mijë euro.

Kështu është bërë e ditur në gjetjet e zyrës së auditorit francez.

Në shtator, presidenti Emmanuel Macron u sigurua që vizita e mbretit Charles të shkojë në mënyrë perfekte.

Mysafirët e veçantë të Francës u shërbyen me karavidhe të kaltër, gaforre e dhjetëra lloje djathërash.

Por në raportin e tij vjetor të llogarive presidenciale, Cour des Comptes paralajmëroi se shpenzimet më të larta për pritjet shtetërore kishin kontribuar në lënien e buxhetit të tyre 8.3 milionë euro, shkruan BBC-i.

Nga paratë e shpenzuara për darkë, mbi 165 mijë euro ishin për katering dhe 40 mijë të tjera ishin për pije.

Festa ekstravagante, ku kishte të ftuar edhe shumë personalitete të famshme, ishte pjesë e agjendës triditore të vizitës së mbretit Charles, në Francë, me qëllim forcimin e aleancës midis dy vendeve.

Si rezultat i shpenzimeve më të larta, përfshirë edhe pritjet shtetërore, shpenzimet u rritën me 14% në krahasim me vitin e kaluar, tha Zyra e auditimit.

23
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 31 Korrik, 2024 13:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
23
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?