David Alaba drejt Fenerbahçes – fundi i aventurës me Realin

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Shtator, 2025 17:10

David Alaba drejt Fenerbahçes – fundi i aventurës me Realin

Mbrojtësi austriak David Alaba pritet të mbyllë aventurën e tij me Real Madridin në verën e vitit 2026, kur edhe i skadon kontrata me klubin spanjoll.

33-vjeçari ka vuajtur nga dëmtimet në sezonet e fundit, duke humbur vazhdimësinë në formacionin titullar. Sipas mediave turke, një nga destinacionet më të mundshme për të është Fenerbahçe, që i ka ofruar një rol lideri në mbrojtje dhe një kontratë tërheqëse financiarisht.

Në Madrid nuk pritet të ketë pengesa për largimin e tij, pasi drejtuesit e klubit e konsiderojnë të përfunduar këtë fazë të karrierës së Alabas. Austriaku iu bashkua Realit në vitin 2021 nga Bayern Munich dhe ishte menjëherë një element kyç, por problemet fizike e kanë kufizuar ndjeshëm në dy sezonet e fundit.

Nëse transferimi realizohet, Alaba do të nisë një kapitull të ri në Turqi, duke sjellë përvojën e tij të pasur në një kampionat ku Fenerbahçe synon rikthimin në majat e futbollit vendas dhe evropian.

Flaka

104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Shtator, 2025 17:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?