Debat për të rinjtë dhe politikën – “Sistemi, shpërnguli të rinjtë nga vendi”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:03

Debat për të rinjtë dhe politikën – “Sistemi, shpërnguli të rinjtë nga vendi”

Kur bëhet fjalë për të rinjtë, nuk duhet të ketë politikë. Politikat rinore duhet të jenë prioritet, ndërsa Ligji për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat rinore, duhet të përditësohet vazhdimisht. Këto ishin disa nga konkluzionet e debatit të parë publik të përbërjes së re të Klubit parlamentar për Çështjet dhe Politikat Rinore. Zëvendësministri i Politikës Sociale Gjoko Vellkovski tha se mungesa e funksionimit të një sistemi në vend ka detyruar shumë të rinj të largohen nga vendi.

“Sot kemi demografi që nënkupton ulje të natalitetit, shkolla me më pak se 20 mijë nxënës të regjistruar në paralelet e shkollave fillore dhe të mesme. Fatkeqësisht, kemi një largim të madh të të rinjve nga Maqedonia dhe kjo e shkakton fotografinë e keqe në demografi”- Gjoko Velkovski, zv.ministër i politikës  sociale, demografi dhe të rinjë.

Deputetët vlerësojnë se janë të nevojshme ndryshime urgjente për të parandaluar ikjen e trurit nga vendi. Mes tjerash, modernizim të kushteve në arsim dhe punësim të të rinjve.

“Interesi i të rinjve dhe politikat rinore duhet patjetër të jenë prioritet kryesor i çdo qeverie në botë, posaçërisht në Maqedoni sepse bëhet fjalë për një vend që ka problem serioz me ikjen e trurit nga vendi qe do te na çoj në një situatë që vendi dhe kombi ynë një ditë të shuhet që askush nga ne nuk e dëshiron,” tha Sergej Popov, deputet.

“Fokus kërkon papunësia e të rinjve që do të duhet t’i gjejmë një zgjidhje afatgjate, një zgjidhje sistematike, bariera në arsim dhe trajnim profesional,” deklaroi Rina Ajdari, deputete.

Organizatat e shumta joqeveritare vlerësojnë se gjendja e krijuar në vend kur bëhet fjalë për të rinjtë është rezultat i partizimit thuajse të çdo aktiviteti rinor. Ndërkohë kërkojnë ndëshkime për mosbazimin e ligjit për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat rinore. /alsat.mk

242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?