Declan Rice kritikon ngarkesën e madhe: Po luajmë shumë ndeshje
Mes debateve të vazhdueshme për ngarkesën e madhe të futbollistëve gjatë sezonit, mesfushori anglez Declan Rice ka shprehur hapur shqetësimin e tij për numrin në rritje të ndeshjeve që zhvillohen çdo vit.
Në një intervistë për Telegraph, ylli anglez e cilësoi kalendarin aktual si tepër të ngarkuar, duke theksuar se futbollistët po përballen me një ritëm jashtëzakonisht të vështirë.
“Është një numër i turpshëm ndeshjesh. Kalendari ishte i çmendur, por çfarë mund të bëjmë? Nuk mund të rrimë ulur vetëm duke u ankuar”, deklaroi Rice.
Megjithatë, mesfushori anglez pranoi se futbollistët duhet të përqendrohen te aspektet pozitive të profesionit të tyre dhe të vazhdojnë të japin maksimumin në fushë.
“Duhet thjesht të vazhdojmë përpara për momente si ai që përjetova duke fituar Premier League”, shtoi ai, duke iu referuar suksesit të tij në futbollin anglez.
Deklaratat e Rice vijnë në një periudhë kur shumë lojtar, trajner dhe organizata futbollistike kanë ngritur shqetësime për shtimin e ndeshjeve në kompeticionet vendase dhe ndërkombëtare. Debati mbi kalendarin e mbingarkuar vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në futbollin modern.
Flaka












