E ardhmja e Ferran Torres te Barcelona vazhdon të mbetet e paqartë. Sulmuesi spanjoll ka lënë të hapur mundësinë e një largimi, duke pranuar se në futboll gjithçka mund të ndryshojë.
Në një intervistë për NBC, Torres u pyet për situatën e tij te Barcelona, ndërsa kontrata e tij me klubin katalanas skadon pas një viti.
“Aktualisht kam kontratë me Barcelonën, por sinqerisht, në futboll nuk e di kurrë se çfarë mund të ndodhë”, u shpreh ai.
Ndërkohë, Paris Saint-Germain po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe është gati të bëjë një lëvizje për transferimin e 26-vjeçarit. Sipas raportimeve, klubi francez është i përgatitur të nisë ofensivën për ta bindur sulmuesin spanjoll, ndërsa vendimi final mbetet në dorën e vetë lojtarit.
Për momentin nuk ka një marrëveshje mes palëve, por deklaratat e Torres kanë shtuar spekulimet se e ardhmja e tij mund të jetë larg “Camp Nou”-t.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
3 Gusht, 2026 19:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.