Deklaratë nga Raphinha – mesazhe të qarta për sezonin e ri
Ylli brazilian i Barcelona, Raphinha, ka dhënë një deklaratë të sinqertë dhe emocionuese për të ardhmen e tij në klub, ambiciet për Champions League dhe qëndrimin ndaj Ballon d’Or.
“Do të përpiqem të qëndroj këtu sa më gjatë që të jetë e mundur, por, sa herë që ndjej se nuk po kontribuoj mjaftueshëm, do të jem i pari që largohem,” tha Raphinha, duke treguar përkushtimin e tij ndaj klubit dhe vetëdijen për rolin që luan.
Ai shtoi: “Dua të jem më i mirë se vitin e kaluar. Të fitoj Champions League e gjashtë për këtë klub është një nga ëndrrat e mia më të mëdha. Nëse nuk je i emocionuar për të luajtur për këtë klub, nuk duhet të jesh këtu.”
Raphinha theksoi se është i vendosur të japë gjithçka për të arritur suksesin këtë sezon: “Do të bëj gjithçka që kam në dorë për të fituar Champions League këtë sezon, dhe jam i sigurt që edhe pjesa tjetër e lojtarëve mendojnë njësoj.”
Në lidhje me Ballon d’Or, ai u shpreh me thjeshtësi: “Unë dua vetëm që çmimi të jetë i drejtë, kaq.”
Deklaratat e tij vijnë në një moment kur Barcelona po përgatitet për një sezon të rëndësishëm nën drejtimin e Hansi Flick, dhe Raphinha shihet si një nga liderët e skuadrës.
Flaka
















