Denoncimi i Danella Arsovskës çon në bastisje në Çair: Kërkoi transparencë dhe zbatim të ligjit për të gjithë

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Korrik, 2025 00:35

Denoncimi i Danella Arsovskës çon në bastisje në Çair: Kërkoi transparencë dhe zbatim të ligjit për të gjithë

Kryetarja e Komunës së Shkupit, Danella Arsovska, ka konfirmar që më datë 23 korrik 2025, policia ka ndërmarrë aksion në bazë të urdhrit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit si dhe me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake, shkruan Flaka.

“Me urdhër të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake, më 23.07.2025, zyrtarë policorë nga Sektori për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë MPB-së kanë konfiskuar dokumentacion nga Komuna e Çairit dhe nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve,” deklaroi Arsovska.

Ajo shtoi se aksioni është pjesë e një hetimi që lidhet me ndërtimet pa leje dhe dyshimet për shpërdorim të pozitës zyrtare.

“Organi i rendit ka vepruar në përputhje me ligjin dhe nën mbikëqyrje të institucioneve gjyqësore. Ne presim që hetimet të zbardhin përgjegjësinë për këtë rast,” thuhet më tej në reagimin e saj.

Arsovska kërkoi transparencë dhe zbatim të ligjit për të gjithë: “Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin.”

Sot, Policia ka ndërhyrë në Komunën e Çairit dhe në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, duke konfiskuar dokumentacion zyrtar në kuadër të hetimeve për ndërtimet pa leje në këtë komunë të Shkupit – ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme për Televizionin Telma, transmeton Flaka.

Sipas MPB-së, aksioni është ndërmarrë më 23 korrik 2025 me urdhër të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe të gjykatësit të procedurës paraprake, ndërsa hetimet janë iniciuar pas kallëzimeve të kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, e cila ka denoncuar legalizimin e rreth 150 ndërtimeve të paligjshme në Çair.

Ky zhvillim ndodh në një periudhë kur ndërtimet pa leje janë kthyer në çështje të mprehtë politike dhe ligjore në kryeqytet. Flaka

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Korrik, 2025 00:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?