Deschamps ndez merkaton: Shumë klube do të bëjnë oferta për Olise
E ardhmja e sulmuesit francez Michael Olise vazhdon të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos së verës. Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka komentuar zërat që e lidhin lojtarin me një transferim të mundshëm te Real Madrid.
Sipas raportimeve, presidenti i klubit madrilen, Florentino Pérez, po përgatit një ofertë zyrtare prej 150 milionë eurosh, e cila pritet të prezantohet së shpejti.
I pyetur për situatën e Olise, Deschamps deklaroi se është i bindur se lojtari e di shumë mirë nëse dëshiron të vazhdojë te Bayern Munich apo të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij.
“Natyrisht që Bayern do të dëshironte ta mbante. Kjo është normale për një klub të madh. Por mund ta imagjinoj gjithashtu se klube të tjera do të paraqesin oferta për Olise”, u shpreh trajneri francez.
Deschamps shtoi se cilësitë e sulmuesit nuk do të ndikohen nga zgjedhja e tij për të ardhmen: “Jam i sigurt se ai mund të performojë në të njëjtin nivel si me Francën, ashtu edhe me klubin ku do të luajë.”
Interesimi i Real Madridit ka shtuar spekulimet rreth një transferimi të mundshëm, ndërsa Bayern mbetet i vendosur për të mos humbur një nga talentet më premtues të futbollit evropian.
Flaka
















