Detyrohen të mësojnë në Mekteb të xhamisë! Fëmijët shqiptarë në Çashkë ende pa shkollë në gjuhën shqipe

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 19:29

Detyrohen të mësojnë në Mekteb të xhamisë! Fëmijët shqiptarë në Çashkë ende pa shkollë në gjuhën shqipe

Fëmijët shqiptarë në Çashkë edhe sivjet nuk do të gëzojnë të drejtën e tyre për të mësuar në gjuhën amtare. Kjo ndodhë pasi shkolla e re fillore “Dituria” që u paralajmërua nga Qeveria e kaluar, edhe më tej nuk ka filluar të ndërtohet, ndërsa në Todor Janev, përsëri nuk lejohen të mësojnë shqip por vetëm në gjuhën maqedonase.

Madje 10 nxënës, 3 të klasës së parë që janë regjistruar sivjet dhe 7 të klasës së dytë, tani për tani nuk ndjekin fare mësim pasi nuk kanë se ku ta ndjekin. Ata janë të detyruar që të mbajnë orë mësimore në hapësirë të improvizuar, gjegjësisht në mektebin e xhamisë në fshatin Banjicë, e që e njëjta do të jetë e gatshme brenda dy javësh.

Shkolla e re fillore “Dituria” e që do të jetë modulare, pritet të ndërtohet në afat prej dy muajve. Në fakt, ajo duheshte që deri tani të jetë gati por është vonuar përshkak zgjedhjeve. Siç njoftoi kryetari i komunës së Çashkës, Goran Stojanovski, kjo shkollë do të ketë tre klasa dhe do të mësojnë fëmijët deri në klasë të pestë, që gjithsej janë 30 nxënës.

Megjithatë, fillimi me punë i kësaj shkolle duket se do të zgjasë më shumë se dy muaj pasi ende nuk është formuar subjekt juridik, ndërsa ka vetëm një mësimdhënës. Nevojiten së paku tre dhe të emërohet drejtori i shkollës.

Ndërkohë ish ministri i arsimit Jeton Shaqiri, publikoi një dokument nga gazeta zyrtare e datës 23 gusht, e ku shihet se për shkollën modulare “Dituria”, pas ribalansit të buxhetit, mjetet prej 8 milion denarëve janë shkurtuar në vetëm 10,000 denarë.

Pyetëm Ministrinë e Arsimit nëse kjo është e vërtetë dhe nëse po, pse janë shkurtuar mjetet, por deri në këto momente nuk morëm përgjigje. Shkurtimi i mjeteve me shumë mundësi do të pamundësojë dhe ndërtimin e objektit shkollor pasi 10 mijë denarë janë shumë pak për një objekt të tillë. (tv21.tv)

239
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 19:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
239
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?