Dorëheqja e Salim Sulejmanit, Ismaili dekonspiron: Dorëheqja për një premtim ambasadori nuk ia vlen!

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2025 15:42 Përditësuar

Dorëheqja e Salim Sulejmanit, Ismaili dekonspiron: Dorëheqja për një premtim ambasadori nuk ia vlen!

Dorëheqja e deputetit Salim Sulejmani nga Aleanca për Shqiptarët dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe qarqet akademike.

Një ndër reagimet më të drejtpërdrejta ka ardhur nga profesori i diplomacisë në Balkan University, Flamur Ismaili.

Në një koment të shkurtër, Ismaili ka hedhur hije dyshimi mbi motivet e vërteta të dorëheqjes së Sulejmanit.

“Dorëheqja nga posti i deputetit për një premtim për emërim ambasador në Arabinë Saudite nuk ia len! Tradhëtia ndaj aktivistëve asnjëherë nuk ia vlen!”, ka shkruar ai, transmeton zyrtare.net

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2025 15:42 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media