E dini pse na dhemb koka kur është vapë?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Gusht, 2024 12:51

E dini pse na dhemb koka kur është vapë?

Dhimbjet e kokës nuk janë të pazakonta dhe ndodhin tetë herë më shpesh në mot të nxehtë. Përveçse e vështirësojnë punën dhe përqendrimin në detyra, ato nuk janë aspak të këndshme.

Terapistja Polina Shubina shpjegoi pse koka mund të na dhemb kaq shumë kur është vapë.

Arsyeja e parë është temperatura e lartë. “Çdo organizëm reagon ndaj nxehtësisë duke zgjeruar enët e gjakut dhe rrjedhimisht rënien e presionit të gjakut. Kur presioni i gjakut është shumë i ulët, gjaku nuk arrin mjaftueshëm në të gjitha pjesët e trupit. Si rezultat, qelizat nuk marrin mjaftueshëm oksigjen dhe lëndë ushqyese, të cilat mund të jetë shkas për dhimbje koke”, thotë Shubina, shkruan Index.hr.Së dyti, gjatë të nxehtit, njerëzit djersiten dhe humbin lëngjet dhe mineralet e rëndësishme. Rrjedha e gjakut në lëkurë rritet dhe presioni i gjakut ulet, duke shkaktuar dhimbje koke tek disa njerëz.

Dallimi i madh i temperaturës midis ajrit të jashtëm dhe atij të hapësirave të mbyllura me ajër të kondicionuar është gjithashtu një shkaktar i mundshëm për dhimbje koke. Nëse diferenca është më shumë se pesë gradë, rekomandohet të vishni një shtresë shtesë veshjesh për t’ju mbajtur ngrohtë derisa trupi juaj të ambientohet me temperaturat më të ulëta.

Si të shmangni dhimbjen e kokës në vapë?

Pini mjaft lëngje

Shmangni qëndrimin në vende të mbytura

Vishni materiale të lehta dhe të ndritshme

Nëse vuani nga presioni i lartë i gjakut, mos harroni të merrni ilaçin tuaj

Bëni një dush të ftohtë

45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Gusht, 2024 12:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?