Arsenali dhe Crystal Palace kanë finalizuar të gjitha dokumentet për transferimin e Eberechi Eze në “Emirates Stadium”, në një marrëveshje me vlerë 60 milionë £ plus bonuse. Lojtari po kryen sot paradite vizitat mjekësore në Londër dhe më pas pritet të firmosë kontratën afatgjatë me “Topçinjtë”.
Sipas marrëveshjes, Eze duhet të kompletojë testet mjekësore dhe të regjistrohet deri në orën 12:00 të ditës së sotme për të qenë i gatshëm të debutojë ndaj Leeds United këtë fundjavë.
Ky transferim vjen pas një “hijack”-u të bujshëm nga Arsenali, i cili brenda 24 orësh rrëmbeu lojtarin nga duart e rivalit të qytetit, Tottenham Hotspur, që ishte pranë mbylljes së marrëveshjes.
Eze, një nga lojtarët më të spikatur të Premier League në vitet e fundit, shihet si një përforcim kyç për skuadrën e Mikel Artetës, duke shtuar kreativitet dhe fleksibilitet në fazën ofensive.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
22 Gusht, 2025 13:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.