Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen hapëse të UEFA Champions League kundër Borussia Dortmund, dhe mes tyre është edhe emri i Edon Zhegrovës.
Ky është një lajm i madh për sulmuesin kosovar, i cili iu bashkua “Zonjës së Vjetër” nga Lille në ditën e fundit të merkatos, por ende nuk ka debutuar në një ndeshje zyrtare që nga dhjetori i vitit të kaluar.
Përveç Zhegrovës, në skuadër është rikthyer edhe Francisco Conceição, ndërsa Andrea Cambiaso kthehet pas një pezullimi dy ndeshjesh në Serie A. Juventus vjen në këtë sfidë pas një fitoreje dramatike 4-3 ndaj Interit dhe ndan kreun e tabelës me Napolin, me 9 pikë pas tre javësh kampionat.
Sfida ndaj Dortmundit pritet të jetë një test i rëndësishëm për Zhegrovën, i cili mund të bëjë debutimin e tij me fanellën bardhezi në një nga skenat më të mëdha të futbollit europian.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
16 Shtator, 2025 14:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.