Edon Zhegrova pranë Juventusit – marrëveshja drejt finalizimit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Gusht, 2025 11:57

Edon Zhegrova pranë Juventusit – marrëveshja drejt finalizimit

Juventusi është në fazën përfundimtare të negociatave për të transferuar në Torino yllin e Kosovës, Edon Zhegrova, aktualisht pjesë e klubit francez Lille. Sipas La Gazzetta dello Sport, 26-vjeçari ka njoftuar klubin e tij për dëshirën për të bërë hapin e madh në karrierë dhe për t’u bashkuar me “Zonjën e Vjetër” në Serie A.

Kontrata e Zhegrovës skadon verën e ardhshme, çka e vendos Lille në presion për të pranuar një ofertë më të ulët se 25 milionë eurot e kërkuara. Bardhezinjtë po synojnë të ulin çmimin, ndërsa marrëveshja lidhet edhe me të ardhmen e Nico Gonzalez, i cili pritet të largohet nga klubi dhe është në shënjestrën e Atletico Madrid për rreth 30 milionë euro.

Zhegrova ka shkëlqyer në Ligue 1 me 26 gola dhe 18 asistime në dy sezone, pavarësisht një dëmtimi muskulor që e ngadalësoi sezonin e fundit. Nëse transferimi finalizohet, ai do të ribashkohet me ish-shokun e tij te Lille, Jonathan David, që iu bashkua Juventusit më herët këtë verë si lojtar i lirë.

Flaka

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Gusht, 2025 11:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?