Ekspertët paralajmërojnë: Pirja e kafesë me stomakun bosh mund të dëmtojë sistemin tretës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2026 12:36

Ekspertët paralajmërojnë: Pirja e kafesë me stomakun bosh mund të dëmtojë sistemin tretës

Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në mëngjes, por mënyra se si ajo konsumohet mund të ketë ndikim në shëndet. Sipas ekspertëve, pirja e kafesë me stomakun bosh mund të sjellë pasoja negative për organizmin.

Ata shpjegojnë se kur stomaku është bosh, kafeja mund të stimulojë prodhimin e acidit hidroklorik, i cili ndikon në sistemin tretës dhe mund të shkaktojë irritim të mukozës së stomakut, fryrje dhe shqetësime të ndryshme gastrointestinale.

Gjithashtu, studimet tregojnë se konsumimi i kafesë pa ushqim mund të rrisë shpejt nivelin e kortizolit, hormonit të stresit, duke e bërë organizmin të ketë nevojë për më shumë kohë për t’u kthyer në gjendjen normale.

Ekspertët këshillojnë që kafeja të konsumohet rreth një orë pas zgjimit, pasi më parë duhet konsumuar një mëngjes i lehtë dhe i shëndetshëm.

Në rastet kur nuk është e mundur të hahet mëngjes, rekomandohet që kafeja të shoqërohet me ushqim të lehtë, si biskota ose pak qumësht, për të zbutur efektet e saj në stomak.

Flaka

240
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2026 12:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?