Enzo Fernández: “Kroos më impresionoi më shumë se kushdo”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Prill, 2026 11:43

Enzo Fernández: “Kroos më impresionoi më shumë se kushdo”

Mesfushori i Chelsea, Enzo Fernández, ka zbuluar se një nga lojtarët që e ka impresionuar më shumë në fushë është legjenda e Real Madrid, Toni Kroos.

Në një prononcim të fundit, argjentinasi theksoi se përballja direkte me Kroos ka qenë një eksperiencë e veçantë për të.

“Lojtari kundërshtar që më ka impresionuar më shumë? Toni Kroos. Ne luajmë në të njëjtin pozicion dhe jemi përballur mes vete”, u shpreh Fernández.

Ai iu referua ndeshjes mes Real Madrid dhe Chelseat në stadiumin Santiago Bernabéu, ku sipas tij, mesfushori gjerman dominoi plotësisht lojën.

Fernández nuk harroi të përmendë edhe një tjetër ikonë të futbollit, Luka Modrić, duke vlerësuar nivelin e lartë të dyshes së mesfushës madrilene.

“Edhe Modrić ishte i jashtëzakonshëm”, shtoi ai.

Deklarata e Enzo Fernández konfirmon edhe një herë respektin e madh që gëzojnë Kroos dhe Modrić në botën e futbollit, si dy nga mesfushorët më të mirë të gjeneratës së tyre.

Flaka

69
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Prill, 2026 11:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
69
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?