Federata italiane konfirmon Spalletin në prag të sfidave të Ligës së Kombeve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 20:08

Federata italiane konfirmon Spalletin në prag të sfidave të Ligës së Kombeve

Pas zhgënjimit në Evropian, Italia bëhet gati për një cikël të ri, bëhet gati për aventurën në Ligën e Kombeve. Pavarësisht se u akuzua fort nga opinioni sportiv pas eliminimit nga Zvicra në “Euro2024”, Luçiano Spalletti nuk preket, fakt që e konfirmon edhe një herë presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina.

“Të vlerësosh një trajner në bazë të një rezultati brenda një kohë kaq të shkurtër është një gabim strategjik. Kur e zgjodhëm ishte trajneri më i mirë në treg. Spalletti ka besimin tonë absolut, ne e kemi parë se si punon, por fakt është se ka pasur vështirësi në përzgjedhje për shkak të limiteve tona në raport me përfaqësueset e tjera”, u shpreh Gravina.

Italia do të luajë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve kundër Francës, ndërsa bëjnë pjesë në një grup së bashku me Belgjikën dhe Izraelin. Spalletti duhet të bëjë llogaritë pa Barella në këto dy sfida të para pasi mesfushori i Inter do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për të liruar sinuset e hundës në mënyrë që të marrë frymë lirisht. Barella pritet të rikthehet në fushë për sfidën kundër Man.Sitit në Ligën e Kampionëve.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 20:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?