Fenerbahçe do që ta ketë në ekip sezonin e ardhshëm mesfushorin e Barcelona-s, Ilkay Gundogan. Më saktë kjo është një dëshirë e trajnerit Jose Mourinho dhe klubi turk është i gatshëm që t’i plotësojë, madje sipas raportimeve të mediave spanjolle Fenerbahçe ka ofruar 20 milionë euro për të blerë kartonin e 33-vjeçarit.
Duke pasur parasysh nevojën e klubit katalanas për të mbledhur sa më shumë para për të respektuar kufizimet e “fair-play financiar” kjo lëvizje nuk duket dhe aq e pamundur. Gundogan nga ana tjetër ka marrëdhënie të tensionuara edhe me disa shokë të skuadrës dhe është dashur të ndërhyjnë presidenti Laporta dhe drejtori sportiv Deco për të shmangur “shkëndijat” në dhomat e zhveshjes. Një ambient “toksik” që mund ta drejtojë mesfushorin për kalimin te Fenerbahçe, me klubin turk që është gati t’i ofrojë klubit katalanas 20 milionë euro.
Megjithatë, drejtori sportiv Deco dhe presidenti Laporta do të donin të merrnin më shumë para, pasi për Gundogan ka oferta edhe nga Arabia Saudite që do të ishin të gatshëm të paguanin dyfishin e shumës së ofruar nga Fenerbahçe.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
8 Gusht, 2024 16:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.