Pas reagimit të sponsorit “Ecolog”, i cili paralajmëroi tërheqjen e mbështetjes financiare nëse nuk rishikohen dënimet ndaj klubit tetovar, FFM ka dalë me një kundërpërgjigje të ashpër duke bërë të qartë se nuk do të tërhiqet nga vendimet disiplinore.
Federata thekson se “asnjë shantazh, presion apo kërcënim” nuk do të ndikojë në organet e saj, duke insistuar se rregullat vlejnë njësoj për të gjithë. Në komunikatën e gjatë, FFM akuzon drejtuesit e Shkëndijës për arrogancë, presion publik dhe tentim për të zhvendosur vëmendjen nga incidentet e finales së Kupës së Maqedonisë.
Nga ana tjetër, Shkëndija dhe sponsori i saj “Ecolog” e kanë cilësuar vendimin si të padrejtë, pasi klubi u dënua me mbi 100 mijë euro gjobë dhe përjashtim nga edicioni i ardhshëm i Kupës së Maqedonisë.
Me tone të forta, FFM e mbylli reagimin me mesazhin se “nuk ka të paprekshëm në futbollin maqedonas”, duke lënë të kuptohet se vendimet ndaj klubit tetovar nuk do të ndryshojnë. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
5 Qershor, 2026 15:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.