Fisnik Asllani ka deklaruar se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin maksimumin në fushë për ndeshjen historike të Kosovës ndaj Turqisë, që zhvillohet të martën në “Fadil Vokrri”.
Ndeshja është finale e plejofit kualifikues për Botërorin 2026 dhe fillon nga ora 20:45. Asllani tha se atmosfera në ekip është shumë e mirë pas fitores së madhe ndaj Sllovakisë të enjten e kaluar në Bratislavë.
“Besoj se fitorja na ka dhënë shumë vetëbesim. Të martën ndaj Turqisë shpresojmë të bëjmë një lojë shumë të mirë. Do t’i marrim gjithë tifozët afër vetes dhe shpresoj të fitojmë ndeshjen dhe të shkojmë në Botëror,” tha Asllani për Federatën e Futbollit të Kosovës.
Sulmuesi shtoi se nuk i intereson kush është favorit dhe se vendimi do të shihet në fushë. Ai gjithashtu pret mbështetje të madhe nga tifozët kosovarë: “Pres të na ndihmojnë sa të munden, brenda dhe jashtë fushës. Ne do ta japim maksimumin për ta dhe së bashku do ta fitojmë ndeshjen.”
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
29 Mars, 2026 15:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.