Fisnik Asllani në radar të Dortmundit, hapen bisedimet për transferim

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Qershor, 2026 15:26

Fisnik Asllani në radar të Dortmundit, hapen bisedimet për transferim

Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani mund të ndryshojë skuadër gjatë merkatos së verës, pasi interesimi nga klubet e mëdha gjermane po rritet.

Sipas mediave gjermane, Borussia Dortmund vazhdon ta ndjekë me kujdes 23-vjeçarin dhe së fundmi ka intensifikuar kontaktet me përfaqësuesit e tij për një transferim të mundshëm. Drejtuesit e klubit verdhezi kanë konfirmuar interesimin, por çdo lëvizje konkrete do të varet nga ndryshimet në repartin ofensiv.

Asllani shihet si një alternativë në rast largimesh të mundshme të Serhou Guirassy ose Karim Adeyemi, të cilët janë lidhur me një largim nga klubi.

Në garë për shërbimet e tij raportohet të jetë edhe RB Leipzig, ndërsa klubi aktual TSG Hoffenheim është i gatshëm të dëgjojë oferta që variojnë nga 25 deri në 30 milionë euro, në varësi të klubeve të interesuara.

Sulmuesi kosovar vjen pas një sezoni shumë të mirë, ku ka regjistruar 11 gola dhe 10 asistime në 35 ndeshje, duke konfirmuar statusin e tij si një nga talentet më premtues në futbollin evropian.

Flaka

294
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Qershor, 2026 15:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
294
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?