Flick i mahnitur me Joan Garcían: “Kemi nënshkruar një nga portierët më të mirë në botë”
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka lavdëruar publikisht portierin Joan García, pas paraqitjes së shkëlqyer në derbin ndaj Espanyolit, duke e cilësuar atë si një nga portierët më të mirë në botë.
Pas ndeshjes, Flick u shpreh i entuziazmuar për paraqitjen e gardianit katalanas dhe për vendimin e klubit për ta transferuar atë gjatë afatit të kaluar veror.
“Duhet të them faleminderit… kemi nënshkruar me një nga portierët më të mirë në botë. Joan García luajti në mënyrë të jashtëzakonshme në derbin kundër Espanyolit. Ai është padyshim një nga portierët më të mirë në botë”, deklaroi Flick.
Barcelona arriti të përfitojë nga një mundësi e favorshme në treg, duke siguruar shërbimet e García-s për vetëm 25 milionë euro, një transferim që u miratua personalisht nga Flick. Ky investim tashmë po rezulton i suksesshëm, teksa portieri po shndërrohet në një nga shtyllat kryesore të ekipit.
Paraqitjet e tij të fundit kanë forcuar besimin e stafit teknik dhe tifozëve, ndërsa Joan García po justifikon pritshmëritë si një nga transferimet më të zgjuara të Barcelonës në vitet e fundit.
Flaka
















