Flokë të dëmtuar? Ja si t’i riktheni në formë
Shumë persona përballen me zhgënjim pas vizitës në parukeri, kur rezultati nuk përputhet me pritshmëritë dhe flokët dalin të dëmtuar, të thatë dhe pa shkëlqim. Për shumë gra, gjendja e flokëve ndikon drejtpërdrejt në vetëbesim dhe pamje.
Ekspertët e kujdesit të flokëve theksojnë se rikuperimi i flokëve të dëmtuar nuk ndodh menjëherë, por kërkon kohë, durim dhe një rutinë të kujdesshme.
Një nga hapat më të rëndësishëm është ndërprerja e dekolorimit dhe trajtimeve kimike, për t’i dhënë flokëve kohë të rikuperohen natyrshëm. Gjithashtu, rekomandohet prerja e majave të dëmtuara në mënyrë periodike për të ndihmuar rigjenerimin.
Një tjetër këshillë e rëndësishme është ulja e përdorimit të nxehtësisë, si piastra, tharësja apo pajisjet stilizuese, të cilat mund ta përkeqësojnë më tej gjendjen e flokëve.
Po ashtu, ekspertët sugjerojnë investimin në produkte profesionale për kujdesin e flokëve, si vajra ushqyes, trajtime pa shpëlarje dhe mbrojtës termik, të cilat ndihmojnë në rikthimin e shkëlqimit, butësisë dhe shëndetit të flokëve.
Flaka

















