Florentino Perez i mahnitur nga Michael Olise, por Bayern nuk pranon ta shesë
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, raportohet se është një admirues i madh i Michael Olise dhe e sheh yllin e Bayern Munich si një nga superyllët e së ardhmes së futbollit europian.
Sipas raportimeve të fundit, Perez mbeti veçanërisht i impresionuar nga paraqitjet e francezit gjatë këtij sezoni, por edhe në përballjet e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Bayern Munichut. Performancat e Olise kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve madrilenë, të cilët po monitorojnë me kujdes zhvillimin e tij.
Megjithatë, transferimi i tij duket shumë i vështirë për momentin. Drejtuesi i Bayern Munichut, Uli Hoeneß, ka qenë i qartë kur foli për të ardhmen e sulmuesit në muajin maj.
“Nuk do ta shesim Olise, nuk ka asnjë shans. As për 200 milionë euro”, deklaroi Hoeneß, duke treguar vendosmërinë e klubit bavarez për të mbajtur një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
Pavarësisht interesimit të Real Madridit, Bayern e konsideron Olise një pjesë kyçe të projektit të tij afatgjatë. Megjithatë, merkatoja ka treguar shpesh se situatat mund të ndryshojnë shpejt, veçanërisht kur bëhet fjalë për klube me fuqi të madhe financiare si Real Madridi.
Mbetet të shihet nëse admirimi i Florentino Perez do të shndërrohet në një transferim në të ardhmen, apo nëse Bayern do të vazhdojë të rezistojë ndaj çdo tentative për transferimin e yllit francez.
Flaka
















