Frutat e vjeshtës që duhet t’i përfshini në ushqyerjen tuaj
Me ardhjen e vjeshtës, në sezon hyjnë disa fruta të pasura me fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë. Fiqtë, rrushi, dardhat dhe mollët mund të jenë pjesë e një ushqyerjeje të larmishme dhe të ofrojnë përfitime të ndryshme për organizmin.
Fiqtë janë të pasur me fibra, të cilat ndihmojnë funksionimin e zorrëve, ndërsa përmbajnë edhe kalium, magnez dhe kalcium.
Rrushi dallohet për përmbajtjen e antioksidantëve, përfshirë resveratrolin, ndërsa konsumimi i tij me lëkurë rrit marrjen e fibrave dhe disa përbërësve antioksidues.
Dardha përmban shumë ujë, kalium dhe fibra, duke kontribuar në hidratim dhe në funksionimin normal të sistemit tretës. Edhe molla është një burim i mirë fibrash, veçanërisht pektinës, si dhe përmban vitaminë C.
Konsumimi i këtyre frutave, veçanërisht kur janë në sezon, mund të jetë një mënyrë e mirë për të pasuruar dietën me lëndë ushqyese të ndryshme.
Flaka










