Frutat në mëngjes, çelësi për energji dhe shëndet të mirë
Ngrënia e frutave në mëngjes është mënyra më e mirë për ta nisur ditën me energji dhe mendje të kthjellët. Studimet e fundit, të cilave u referohet AgroWeb.org, tregojnë se konsumimi i frutave me stomak bosh ndihmon në detoksifikimin e organizmit, përmirësimin e sistemit tretës dhe rënien në peshë.
Ekspertët theksojnë se frutat nuk duhet të konsumohen pas vakteve, pasi fermentohen në stomak dhe humbasin vlerat ushqyese. Nëse hahen esëll, përthithja e vitaminave dhe mineraleve është maksimale.
Frutat më të rekomanduara për mëngjes
- Kivi – i pasur me magnez, kalium, vitaminë E dhe dyfish vitaminë C krahasuar me portokallin.
- Molla – përmban antioksidantë dhe flavonoidë që përmirësojnë efektin e vitaminës C.
- Luleshtrydhet – mbrojnë organizmin nga tumoret, bllokimi i enëve të gjakut dhe radikalet e lira.
- Portokalli – ul kolesterolin, mban bakteret larg dhe parandalon gurët në veshka.
- Fiqtë – japin energji, ëmbëlsi natyrale dhe stabilizojnë presionin e gjakut.
- Shalqini – përmban 92% ujë, vitaminë C dhe kalium, duke forcuar sistemin imunitar.
Ky regjim i thjeshtë ushqimor mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin dhe energjinë e përditshme.
Flaka
















