Frutat që duhet t’i konsumoni në mëngjes për një fillim të shëndetshëm të ditës
Ngrënia e frutave në mëngjes konsiderohet një nga mënyrat më të mira për ta nisur ditën me energji dhe për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm të organizmit.
Frutat janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra që ndihmojnë në përmirësimin e tretjes, rritjen e energjisë dhe forcimin e sistemit imunitar. Konsumimi i tyre esëll mund të rrisë përthithjen e lëndëve ushqyese dhe të sjellë përfitime më të shpejta për trupin.
Ndër frutat më të rekomanduara për mëngjes janë kivi, molla, luleshtrydhet, portokalli, fiqtë dhe shalqiri.
Kivi është i pasur me vitaminë C, magnez dhe fibra, ndërsa Molla përmban antioksidantë që ndihmojnë në funksionimin e organizmit.
Luleshtrydhet janë të njohura për vetitë e tyre mbrojtëse ndaj qelizave, ndërsa portokalli ndihmon në forcimin e imunitetit dhe uljen e kolesterolit.
Fiku kontribuon në energji dhe stabilizimin e presionit të gjakut, ndërsa shalqiri ndihmon në hidratim dhe freskim të organizmit falë përmbajtjes së lartë të ujit.
Ekspertët theksojnë se përfshirja e frutave në rutinën e mëngjesit mund të ndikojë pozitivisht në shëndet dhe mirëqenie afatgjatë.
Flaka
















