Gattuso drejt stolit të Italisë – Buffon konfirmon: Marrëveshja është gati

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Qershor, 2025 11:04

Gattuso drejt stolit të Italisë – Buffon konfirmon: Marrëveshja është gati

Kombëtarja e Italisë do të ketë një fytyrë të re në pankinë, dhe ajo është një emër mjaft i njohur për tifozët italianë: Gennaro Gattuso. Lajmin e ka konfirmuar vetë menaxheri i kombëtares, Gigi Buffon, i cili tha se marrëveshja është thuajse finalizuar dhe se janë vetëm disa detaje të vogla që ndajnë Gattuson nga zyrtarizimi.

Kemi punuar, tani po presim vetëm disa detaje të fundit. Presidenti dhe Federata kanë pasur ditë intensive. Në fund, besoj se kemi marrë vendimin më të mirë të mundshëm,” u shpreh Buffon për RAI Sport.

Italia mbeti pa trajner pas largimit të Luciano Spallettit, i cili u shkarkua pas humbjes së rëndë 3-0 ndaj Norvegjisë, ndonëse vetëm pak ditë më parë kishte arritur fitore ndaj të njëjtit kundërshtar me rezultatin 2-0.

Për të konkretizuar marrëveshjen, janë mbajtur takime mes Gattusos dhe drejtuesve të FIGC-së, përfshirë edhe Buffonin dhe presidentin Gabriele Gravina.

Fillimisht, Claudio Ranieri ishte kandidati kryesor për stolin e “Azzurrëve”, por ai e kishte refuzuar këtë rol, duke preferuar një pozitë më simbolike te Roma dhe duke shpallur largimin nga trajnimi aktiv. Në listën e kandidatëve përmendeshin gjithashtu Stefano Pioli, Daniele De Rossi dhe Fabio Cannavaro, por Gattuso u bë shumë shpejt favoriti absolut.

Buffon theksoi se objektivi i ri është shmangia e paraqitjeve të turpshme dhe rikthimi i krenarisë në ekipin kombëtar:
“Ka mënyra të ndryshme për të humbur, por me disa rregullime të vogla, mund të shmangim më të keqen. E rëndësishme është të rikthejmë dinjitetin e fanellës blu.”

Italia rikthehet në fushë më 5 shtator në sfidën ndaj Estonisë, e ndjekur nga përballja me Izraelin8 shtator, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Flaka

16
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Qershor, 2025 11:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
16
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?