Gjashtë ushqime që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të syve dhe përmirësimin e shikimit
Problemet me shikimin po prekin gjithnjë e më shumë njerëz në mbarë botën, ndërsa përdorimi i vazhdueshëm i pajisjeve teknologjike konsiderohet një nga faktorët që mund të ndikojë në lodhjen dhe dobësimin e syve.
Përveç kujdesit ndaj kohës së kaluar para ekraneve, një rol të rëndësishëm në shëndetin e syve luan edhe ushqyerja. Një dietë e pasur me vitamina dhe minerale mund të ndihmojë në mbrojtjen e shikimit dhe në mirëmbajtjen e funksionit normal të syve.
Sipas ekspertëve të ushqyerjes, disa nga ushqimet që duhet të përfshihen më shpesh në dietë për shëndetin e syve janë:
Karotat – të pasura me beta-karoten, një lëndë që trupi e shndërron në vitaminë A dhe që ndihmon funksionimin normal të syrit.
Perimet jeshile – si spinaqi dhe lakra, përmbajnë antioksidantë që mbrojnë sytë.
Vezët – burim i rëndësishëm i proteinave dhe lëndëve ushqyese të dobishme për shikimin.
Frutat agrume dhe të malit – të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë.
Bajamet – përmbajnë vitaminë E, e cila ndihmon në mbrojtjen e qelizave të syrit.
Peshku yndyror – si salmoni dhe sardelja, është i pasur me omega-3, të rëndësishme për shëndetin e syve.
Një kombinim i ushqimit të shëndetshëm, pushimeve nga ekranet dhe kontrolleve të rregullta te mjeku mund të ndihmojë në ruajtjen e shikimit për një kohë më të gjatë.
Flaka
















