Guardiola: Donnarumma është njeriu i duhur për Cityn

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Shtator, 2025 15:48

Guardiola: Donnarumma është njeriu i duhur për Cityn

Manchester City ka bërë një nga goditjet më të mëdha të merkatos së verës, duke siguruar shërbimet e portierit italian Gianluigi Donnarumma nga Paris Saint-Germain për një shumë prej rreth 26 milionë euro.

26-vjeçari, i cili sezonin e kaluar ndihmoi PSG-në të fitojë Champions League me paraqitje të jashtëzakonshme, tashmë ka debutuar me fanellën e Cityt, duke lënë menjëherë gjurmë me pritje spektakolare.

Trajneri Pep Guardiola, në një intervistë për L’Equipe, nuk i kurseu fjalët e lavdërimit:

“Me Gianluigi Donnarumma, kemi nënshkruar me një lojtar me përvojë të jashtëzakonshme, me paraqitje të mëdha te PSG, sidomos sezonin e fundit.”

Guardiola theksoi se momenti i transferimit ishte ideal për të dyja palët:

“Ishte momenti i duhur në karrierën e tij për të nisur një aventurë të re në moshën 26-vjeçare. Ne e dinim që ai donte të vinte te ne dhe që kushtet për transferimin ishin të favorshme.”

Donnarumma ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Cityn, që e lidh me klubin deri në verën e vitit 2030. Ai pritet të ketë një rol kyç në objektivat e klubit për sezonin e ri, si në Premier League, ashtu edhe në arenën europiane.

Flaka

292

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Shtator, 2025 15:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
292

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut