Inter – Torino: Dueli i mbrëmjes që mbyll javën e parë të Serie A
Interi do të zbresë sonte në fushë përballë Torinos në ndeshjen e fundit të javës së parë të Serie A, me synimin për të marrë tre pikë të rëndësishme në garën për kreun. “Nerazzurrët” kërkojnë t’i përgjigjen fitoreve të Napolit dhe Juventusit në debutimin e tyre.
Trajneri Cristian Chivu do të mbështetet te formacioni bazë i sezonit të kaluar, me Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram në sulm. Në mesfushë, mungesën e Hakan Calhanoglut do ta mbulojë Petar Sucic, ndërsa Pio Esposito është gjithashtu i pezulluar.
Torino, e drejtuar nga Marco Baroni, do të luajë pa të lënduarit Ardian Ismajli dhe Perr Schuurs. Sulmi i “Granatave” pritet të udhëhiqet nga skocezi Ché Adams, i mbështetur nga Nikola Vlasic dhe Cyril Ngonge.
Formacionet e mundshme
Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Sucic, Barella, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram.
Torino (4-2-3-1): Izrael; Pedersen, Coco, Maripan, Biraghi; Anjorin, Ilkhan, Casadei; Ngonge, Adams, Vlasic.
Flaka
















