Ja pse ndiheni të lodhur pas drekës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Maj, 2026 20:15

Ja pse ndiheni të lodhur pas drekës

Shumë njerëz ndihen të plogësht dhe të përgjumur menjëherë pas konsumimit të një vakti të bollshëm, sidomos gjatë drekës. Kjo ndjesi, e njohur në zhargonin popullor si “të zë buka”, është krejt normale dhe lidhet me mënyrën se si organizmi reagon gjatë procesit të tretjes.

Sipas ekspertëve, ushqimi shndërrohet në energji përmes sistemit tretës, proces gjatë të cilit organizmi çliron hormone që rrisin ndjesinë e ngopjes dhe relaksimit. Në të njëjtën kohë, në tru prodhohet serotonina – hormoni i lumturisë – si dhe melatonina, hormoni që ndihmon gjumin. Këto ndryshime biokimike janë arsyeja kryesore pse shumë persona ndihen të lodhur pas ngrënies.

Ndikim të madh ka edhe lloji i ushqimit që konsumoni. Ushqimet e pasura me proteina si vezët, djathi, peshku, soja dhe spinaqi përmbajnë aminoacide që ndihmojnë prodhimin e serotoninës, duke shtuar ndjesinë e përgjumjes. Nga ana tjetër, një regjim ushqimor i pasur me perime, drithëra dhe yndyrna të shëndetshme ndihmon në ruajtjen e energjisë gjatë ditës.

Ekspertët theksojnë gjithashtu se mungesa e gjumit gjatë natës mund ta përkeqësojë lodhjen pas ushqimit. Një regjim i rregullt gjumi, aktiviteti fizik dhe shmangia e vakteve shumë të rënda mund të ndihmojnë në reduktimin e kësaj ndjesie.

Megjithatë, në raste të rralla, lodhja e tepërt pas ngrënies mund të jetë shenjë e problemeve shëndetësore si diabeti, anemia apo çrregullimet e tiroides. Nëse përgjumja është e vazhdueshme dhe intensive, rekomandohet konsultimi me mjekun.

Flaka

328
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Maj, 2026 20:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
328
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?