Ja pse trupi juaj ka nevojë për magnez dhe vitaminë K
Shumë njerëz mendojnë se lodhja, stresi apo simptomat e ndryshme janë pasojë e punës së tepërt, por në shumë raste ato mund të lidhen edhe me mungesën e magnezit dhe vitaminës K në organizëm.
Magnezi
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme në trup, i përfshirë në mbi 300 procese biologjike. Ai ndihmon në shndërrimin e ushqimit në energji dhe në prodhimin e proteinave nga aminoacidet.
Ky mineral luan rol të rëndësishëm në uljen e stresit dhe ankthit, si dhe ndihmon në përmirësimin e gjumit. Mungesa e magnezit lidhet me dhimbje koke, migrenë, depresion dhe pagjumësi, për shkak të ndikimit në neurotransmetuesit dhe serotoninën.
Burime të magnezit:
Spinaqi
Arrat dhe lajthitë
Orizi i kaftë
Buka
Peshku
Avokado
Mishi
Vitamina K
Vitamina K është thelbësore për mpiksjen normale të gjakut dhe parandalimin e gjakderdhjes. Mungesa e saj mund të shkaktojë mavijosje dhe probleme me koagulimin.
Ajo gjithashtu ndihmon në forcimin e kockave, veçanërisht në bashkëpunim me vitaminën D, duke ndihmuar kalciumin të depozitohet në eshtra. Nivelet e ulëta të vitaminës K mund të rrisin rrezikun e frakturave.
Burime të vitaminës K:
Bimë aromatike (majdanoz, borzilok, trumzë)
Perime me gjethe jeshile (lakër jeshile, marullë, selino)
Brokoli dhe lulelakra
Erëza si piperi i kuq dhe kerri
Flaka










