Jo vetëm Juventus pas Mitaj, “gjigantët” e Europës kërkojnë “yllin” shqiptar

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2024 14:15

Jo vetëm Juventus pas Mitaj, “gjigantët” e Europës kërkojnë “yllin” shqiptar

Gjithçka mbetet e hapur.

Mario Mitaj është kthyer te rusët e Lokomotiv Moscoë, pas pak ditëve pushim në përfundim të Evropianit, ndërsa e ardhmja e tij është në ajër.

Për mbrojtësin e kombëtares shqiptare ka interesime padyshim, në Premier Ligën ruse dhe në liga të tjera në Evropë, ndërsa mediat pranë klubit moskovit informojnë se atë e kërkojnë edhe në Turqi.

Fjala është për klubin e Superligës turke, Bessiktas, ku sipas raportimeve më të fundit të mediave “Shqiponjat e Zeza” të Stambollit kanë nisur bisedimet për kartonin e 20-vjeçarit, teksa ende ëshë shumë e vështirë të përcaktohet shuma që do të paguhet për kartonin e Mitajt, gjithmonë nëse do të ketë akord.

Talenti i prapvijës, prej disa kohësh është standard në formacionin e kombëtares shqiptare, duke luajtur si titullar të treja ndeshjet në Euro 2024 dhe tashmë duket se kërkon të shkëlqejë edhe më shumë në arenën evropiane.

Te Besiktas luan edhe “ylli” tjetër i “Legjionarëve”, Ernest Muçi, pra dy futbollistët mund të bëhen bashkë, e në ekip do të kenë edhe sulmuesin e Kosovës, Milot Rashica, megjithatë ende nuk mund të flitet për diçka konkrete pasi për Mitajn kanë shfaqur interesim edhe “Bardhezinjtë” e Juventus.

38
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2024 14:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
38
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?