Joao Felix mund të bëj një rikthim ‘shokues’ në Premier League

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Korrik, 2024 19:04

Joao Felix mund të bëj një rikthim ‘shokues’ në Premier League

Joao Felix mund të bëj një rikthim ‘shokues’ në Premier League, sipas disa raportimeve që vijnë nga Anglia.

Portugezi ka ende kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2027, por duket se nuk ka të ardhme në klub.

Kohëve të fundit, Felix u huazua te Chelsea e te Barcelona, duke kaluar sezonin e fundit te katalunasit. Aty, Felix arriti të shënojë 10 gola në 44 paraqitje.

Por sipas zhvillimeve të fundit rreth të ardhmes së tij, Felix mund të rikthehet në futbollin anglez.

“The Guardian” shkruan se Felix është nën ‘shënjestër’ nga Aston Villa, para një sezoni entuziast, ku klubi anglez do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery përfundoi e katërta sezonin e kaluar dhe u kualifikua për kompeticion më prestigjioz për klube në Europë.

“Villans” kanë qenë goxha të zënë në këtë merkato, duke nënshkruar me Ian Maatsen, Samuel Iling-Junior, Lewis Dobbin, Enzo Barrenechea, Ross Barklet, Jaden Philogene dhe Amadou Onana.

Por, me Moussa Diabyn që po largohet për tek Al-Ittihad për 50.5 milionë funte, klubi i ka vendosur sytë kah Felix.

Emery e pëlqen lojën e Felixit dhe përshtatshmërinë e tij në formacion.

Felix nuk e arriti kurrë potencialin e tij në kryeqytetin spanjoll, derisa po ashtu kishte edhe një periudhë të brishtë si i huazuar te klubi londinez Chelsea në sezonin 2022/23.

“Blutë e Londrës” paguanin 9.7 milionë funte për Felixin, i cili u paraqit në 20 ndeshje, duke shënuar katër herë në të gjitha kompeticionet.

Ish-klubi i Felix po ashtu janë përfshirë në këtë situatë, dhe drejtori sportiv i klubit të Benficas, Rui Costa dha mendimin e tij:

“Bisedimet po vazhdojnë. Nuk duhet të diskutohen publikisht”, tha Costa për “Relevo”.

“Çfarë ne duam janë lojtarë të mirë, dhe nëse mund t’i marrim ata lojtarë që e njohin vendin dhe futbollin portugez, kjo është një përparësi. Shumë emra janë përmendur, por për momentein, janë vetëm spekulime”, përfundoi Costa./GazetaExpress/

45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Korrik, 2024 19:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?