Juventus i ofron kontratë Robert Lewandowskit
E ardhmja e sulmuesit polak Robert Lewandowski mbetet ende e hapur, ndërsa kontrata e tij me FC Barcelona po i afrohet fundit në përfundim të sezonit.
Sulmuesi veteran është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në treg, me disa klube të mëdha të Serie A që po e monitorojnë nga afër situatën e tij. Mes tyre, Juventus dhe AC Milan kanë shfaqur interes të qartë për shërbimet e tij.
Sipas raportimeve të TuttoSport, Juventusi aktualisht ka kaluar Milanin në garë, duke paraqitur një ofertë më të fortë ekonomike, e cila përfshin rreth 6 milionë euro neto në sezon plus bonuse të ndryshme.
Ndërkohë, Barcelona ende mbetet opsioni i parë për Lewandowskin, pasi dëshira e tij është të qëndrojë të paktën edhe një sezon tjetër në “Camp Nou”. Vendimi përfundimtar pritet të varet nga drejtuesit e klubit dhe presidenti Joan Laporta.
Nëse nuk arrihet marrëveshje për rinovim, super-agjenti i tij Pini Zahavi pritet të ndërhyjë për t’i gjetur një destinacion të ri sulmuesit polak.
Raportohet gjithashtu se Zahavi do të jetë i pranishëm në “San Siro” gjatë super sfidës Milan–Juventus këtë fundjavë, ku pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të të dy klubeve, përpara se vendimi final t’i mbetet vetë Lewandowskit.
Flaka
















