Juventus nis kontaktet për rikthimin e Federico Chiesas

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Janar, 2026 19:11

Juventus nis kontaktet për rikthimin e Federico Chiesas

Juventus ka bërë kontaktin e parë zyrtar për të shprehur interesimin ndaj Federico Chiesas. Klubi bardhezi ka hapur bisedimet për një rikthim të mundshëm në afatin e janarit, teksa po kërkon të përforcojë repartin ofensiv me një anësor të ri.

Chiesa, i cili ka qenë një nga lojtarët më të dashur për tifozët e Juventusit në sezonet e fundit, vlerësohet shumë nga drejtuesit e klubit dhe shihet si një profil ideal për të rritur cilësinë dhe konkurrencën në krahët e sulmit.

Megjithatë, vendimi final i përket Liverpoolit dhe vetë lojtarit, pasi negociatat ndodhen ende në fazë të hershme. Në këtë moment nuk ka ende një ofertë konkrete në tryezë, por interesimi i Juventusit është real dhe bisedimet pritet të intensifikohen në javët në vijim.

Situata e Chiesas pritet të monitorohet nga afër, ndërsa merkatoja e janarit mund të sjellë zhvillime të reja për të ardhmen e sulmuesit italian.

Flaka

97
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Janar, 2026 19:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
97
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?